Sport

Pas humbjes ndaj Bayern-it, Barcelona vendos të ardhmen e Koeman-it


Bordi drejtues i klubit të Barcelona-s ka mbajtur mbledhje në “Camp Nou” pas ndeshjes ndaj Bayern Munich-ut në Champions League, të humbur 0-3.

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 2, Presidenti Joan Laporta, zëvendëspresidenti Rafa Yuste dhe drejtori i përgjithshëm Mateu Alemany ishin të tre të pranishëm.

Sipas katalanases “Mundo Deportivo”, krerët e Barcelona-s, e dinin dhe e kishin të qartë superioritetin e Bayern-it.

Por, pavarësisht humbjes me Bayern-in, krerët e klubit kanë vendosur t’i besojnë përsëri Ronald Koeman-it stolin e Barcelona-s.

Edhe Gerard Pique, që ishte i pranishëm në mbledhje, thuhet se ka qenë pro vendimit për Koeman-in. Ai e ka të qartë se skuadra aktuale e Barcelona-s, nuk ka lojtarë në nivelin e Bayern-it. Kjo e fundit e ndikuar edhe nga dëmtimet e shumta dhe forma jo e mirë e lojtarëve që sapo kanë ardhur nga dëmtimet.

Barcelona në ndeshjen me Bayern-in ishte pa Ansu Fati-n, Sergio Aguero-n, Martin Braithwaite-n dhe Ousmane Dembele-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore