Sport

Pas humbjes McGregor-it të gjithë i japin reston


Pas humbjes së Conor McGregor me Dustin Poirier, kundërshtarët e tij nuk reshtin së talluari në rrjetet sociale. Khabib: “Ja çfarë ndodh kur ndryshon ekipin tënd dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël”. Ndërsa ylli i Youtube-it Jake Paul, që i pati ofruar deri 50 milionë dollarë deri para ca muajsh që ai të ndeshej në fund të vitit, tashmë i thotë se do t’i ofrojë vetëm 10 mijë dollarë.

Khabib Nurmagomedov që deri pak ditë para takimit midis McGregor – Poirier kishte duruar ngacmime të shumta nga irlandezi McGregor, e shfrytëzoi menjëherë humbjen e irlandezit duke i kthyer reston në Twitter: “Kështu ndodh kur ndryshon ekipin tënd, largon trainerët që të bënë kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël, pa lidhje me realitetin”.

Ndërsa Yuotuber-i amerikan, Jake Joseph Paul, në një video histerike të postuar në kanalin e tij në Youtube – e cila ka më shumë se 20 milionë abonentë – duke u tallur tha: “Conor, djalosh, je paguar 5 milionë dollarë për të luftuar një skllav”.

Youtuber-i e ka mbështetur vazhdimisht McGregor-in për një periudhë boksi dhe i ka bërë një ofertë prej 50 milionë dollarësh për t’u ndeshur në fund të vitit të kaluar.

“Ju duhet të kishit pranuar duelin e Jake Paul-it për 50 milionë dollarë, por tani kam vetëm  10 mijë dollarë për ju.  Apo do t’ju jap një të tretën e një Bitcoin-i? Ju zgjidhni, zgjidh Conor McGregor ”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore