Aplikacione

Pas gjobës në Francë, Google-i ndryshon praktikat e reklamave


Kompania teknologjike në pronësi të Alphabet-it, Google, ka rënë dakord të bëjë ndryshime në disa nga shërbimet e saj të reklamimit në internet të përdorura gjerësisht, nën një zgjidhje të dhënë nga vëzhguesi antitrust i Francës.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se autoriteti ka gjobitur edhe Mountain View, një kompani me bazë në Kaliforni me 220 milionë euro (267.48 milionë dollarë).

Kjo ka ardhur pas një hetimi që zbuloi se abuzonte me fuqinë e saj të tregut në biznesin “e ndërlikuar” të reklamave në internet, ku disa nga mjetet e saj janë bërë pothuajse thelbësore për botuesit e mëdhenj.

Lidhur me vendimin e dhënë nga mbikëqyrësi francez, konsiderohet një përpjekje për të ekuilibruar luftën për pushtet mbi reklamat në internet në favor të botuesve, të cilat kishin ndikim në biznes në epokën para-internetit, por që humbën terren të konsiderueshëm me rritjen e Google-it dhe Facebook-ut.

Ai tha se vendimi hap rrugën për botuesit, të cilët ndiheshin të pafavorshëm për të kërkuar dëmshpërblim nga Google-i. Dhe në mbarë botën janë të shumtë botuesit që kanë shprehur pakënaqësi për praktikat e reklamave të përdorura nga kompanitë e teknologjisë.

“Vendimi për të sanksionuar Google-in është i një rëndësie të veçantë sepse është vendimi i parë në botë që përqendrohet në proceset komplekse të ankandit algoritmik mbi të cilat mbështetet biznesi i reklamave në internet”, është shprehur shefja e antitrustit të Francës, Isabelle de Silva.

De Silva ka sqaruar se gjoba u ul për shkak të zgjidhjes, por nuk dha detaje për këtë.

Në mungesë të një komenti të vetë kompanisë, vëzhguesi ka thënë se Google-i nuk do të kërkojë të apelojë vendimin e autoritetit në gjykatë.

Hetimi i kryer u përqendrua në mjetet që Google-i u ofron botuesve në internet për të shitur dhe menaxhuar reklamat. Ndërkohë, marrëveshja tregon se firma është e gatshme të presë antitrustin dhe të bëjë ndryshime operacionale në disa nga mjetet e saj më të njohura të biznesit të reklamave, suksesi i të cilave mbështetet në një mori të dhënash që ka grumbulluar gjatë viteve.

Ndër të tjera, mbikëqyrësi ka zbuluar se platforma e menaxhimit të reklamave për botuesit e mëdhenj, Google Ad Manager, ka favorizuar AdX-in, tregun e vet të reklamave në internet, ku botuesit u shesin hapësirë ​​reklamuesve në kohë reale. Kjo u bë duke siguruar të dhëna strategjike të AdX-it siç janë çmimet e tenderit fitues.

Mirëpo, autoriteti mbikëqyrës ka thënë gjithashtu se Google AdX-i ofroi funksione superiore të ndërveprimit të Google Ad Manager-it krahasuar me platformat rivale, ndryshe të quajtura platforma anësore (SSP). Teknologjia e tyre lejon botuesit të menaxhojnë hapësirat e reklamave në dispozicion për blerje, t’i mbushin ato me reklama dhe të marrin të ardhura prej tyre.

Vëzhguesi ka bërë me dije se në bazë të kushteve të marrëveshjes së arritur, Google-i ka ofruar angazhime për të përmirësuar ndërveprimin e shërbimeve të Google Ad Manager-it me serverin e reklamave të palëve të treta dhe platformën e shitjes së hapësirës së reklamave.

Gjithashtu vijoi se i kishte pranuar këto angazhime dhe se ato ishin të detyrueshme në vendimin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore