Sport

Pas frakturave në përballjen me Inter-in, operohet Osimhen, ja sa mungon


Ka përfunduar me sukses operacioni për sulmuesin nigerian të Napoli-t, Victor Osimhen. 22-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur futboll për tre muajit e ardhshëm.

Ish-sulmuesi i Lille-s do të mungojë në përballjen me Milan-in dhe në të gjithë turneun e Kupës së Afrikës me kombëtaren e tij.

Nigeriani u operua gjatë kësaj të marte të 23 nëntorit në klinikën “Ruesh” në Napoli. Ai u nënshtrua operacionit në mollzën dhe orbitën e syrit të majtë.

Osimhen-i u dëmtua gjatë një dueli ajëror me mbrojtësin e Inter-it, Milan Skrinar, në përballjen e fundjavës së kaluar në Serie A.

Ishte vetë klubi i Napoli-t, që me një njoftim zyrtar komunikoi mungesën 90 ditore të sulmuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore