Sport

Pas Feyenoord-it dhe Roma-s, në Shqipëri mbërrin edhe kreu i UEFA-s (FOTO)


Pasi në Shqipëri mbërritën dy ekipet finaliste të UEFA Conference League, Feyenoord-i dhe Roma, ka qenë radha e kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin, për të ardhur në kryeqytet.

Ceferin ishte i shoqëruar nga legjenda kroate e futbollit, Zvonimir Boban. Ata u pritën nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

“Mirëprita pak minuta më parë Presidenti Ceferin dhe legjendën, Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt!”, shkruan Duka në mediat sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore