Sport

Pas dëmtimit në Spanjë, kthim i mundshëm në Katar


Moto GP

Spanjolli Marc Marquez, ka munguar nga pistat e garave të Moto GP që nga 19 korriku 2020, pasi u aksidentua në Jerez de la Frontera të Spanjës dhe theu krahun e djathtë.

Menaxheri i ekipit LCR Honda, Lucio Cecchinello, në një intervistë për gazetën spanjolle AS, ka thënë: “Unë do të doja një sezon me të paktën 20 gara dhe një Kampionat Botëror në të cilin kthehet Marc Marquez”.

Por si do të jetë kthimi i Marquez në pistë pas aksidentit shumë të rëndë në Jerez?

Vështirë të jepet një datë e saktë e kthimit të tij në pistë, pas operacionit të tretë. Cecchinello është i bindur se diçka do të ndryshojë, por jo për keq.

“Marquez ka thënë në më shumë se një rast se do të kthehet më i fortë dhe më i pjekur. Ai sigurisht do të humbasë provat në Malajzi dhe Katar, por shpresojmë ta shohim në garën e parë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore