Jetesë & Stil

Pas akuzave për përdorim të “kokainës” në “Eurovision”, reagon lideri i rok grupit italian “Maneskin”


Pas 31 vjetësh, Italia ka arritur që përsëri të rrëmbej vendin e parë në Festivalin Evropian të Këngës – “Eurovision Song Contest 2021”.

Ishte rok grupi “Maneskin” me këngën e tyre “Zitti E Buoni” që me paraqitjen dhe interpretimin e tyre morën vlersimin e çmimit të parë.

Por, ajo që bëri më shumë bujë sesa edhe fitorja e Italisë, ishte një video e cila shpejt u bë virale teksa kamerat zunë një moment të çuditshëm të një prej anëtarëve të grupit “Maneskin”.

Në videon e publikuar pjesëtari i grupit italian shihet duke ulur kokën në tavolinë, një gjest që zgjoi dyshime e aludime “se ai mund të ketë qenë duke konsumuar kokainë”.

Por këto akuza u hodhën poshtë nga lideri i grupit të njohur italian.

“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë. Jemi gati të bëjmë testet e nevojshme sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Erdhëm këtu vetëm për të kënduar. Rock’n’ roll-i nuk do të vdesë kurrë. Ju duam shumë’-tha lideri i grupit “Maneskin”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore