Lajme

Pas 62 vjetësh, brazilianët shohin borë


Temperaturat ranë në gjithë Brazilin dhe reshje të pazakonta dëbore u panë në disa zona, ku nuk kishte pasur të tilla prej 62 vjetësh.

Makina, rrugët dhe autostradat u zbardhën nga shtresa e akullt. Njerëzit gjenin rastin të luanin dhe bënin fotografi me fenomenin e pazakontë natyror për Brazilin.

“Jam 62 vjeç dhe nuk kam parë kurrë borë deri tani”, tha për një televizion lokal brazilian një banor i Cambara do Sul. “Të shohësh këtë bukuri natyrore, është diçka e papërshkrueshme”.

Më shumë se 40 qytete në rajonin e Rio Grande do Sul gjendeshin në kushte të akullta. Në të paktën 33 bashki, u regjistruan reshje dëbore.

Kjo nuk mbeti as pa pasoja. Për shkak të kushteve atmosferike, çmimet e kafesë dhe sheqerit, u rritën menjëherë ndërkombëtarisht. Brazili është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të kafesë dhe sheqerit në botë.

Përtej kësaj, dita më e ftohtë e vitit duket se është lënë pas, me kushtet që pritet të përmirësohen në ditët në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore