Lajme

Pas 25 vitesh Fata Orlovic fiton betejën me Republika Srpska-n


(AP Photo/Sladjan Vasic)

Pas më shumë se dy dekadave që një kishë ortodokse serbe ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në oborrin e Fata Orlovic, një gruaje muslimane boshnjake, ajo është shkatërruar së fundmi nga autoritet boshnjake, vend ky me statusin më problematik në rajon.

Autoritet kanë thënë se kisha do të ndërtohet në një vend tjetër, në po atë fshat.

Kjo kishë ishte ndërtuar gjatë luftës në Bosnje kur Fata Orlovic dhe familja e saj ishin dëbuar nga fshati Konjevic Polje afër Bratunacit.

Kisha ilegale serbe në pronën e gruas boshnjake Fata Orlovic.

Në vitin 2000, Orloviç nisi procedurat ligjore kundër Republika Srpska-s, e cila udhëheq territoret ku banojnë serbët e Bosnjës, përfshirë edhe fshatin e zonjës Orlovic.

Gjykata Evropiane për të Drejat e Njeriut vendosi në favor të saj për rrënimin e kësaj kishe ilegale, dhe që ti paguhet dëmshpërblim familjes Orlovic me vlerë prej 31,000 eurove pas kërkesave të gjata dhe të pandalura për heqjen e saj.

“Unë fitova në këtë histori, por jam e rraskapitur. Unë u shtrova në spital 23 herë, por mbijetova dhe fitova. Unë fitova pronën time përsëri”, ka thënë Fata Orlovic.

Ajo po ashtu ka thënë se tani më në fund “Mund të ulem të pi kafe në oborrin tim pa më përzënë. Kurrë asgjë të keqe nuk u kam bërë atyre [serbëve]”.

Vajza e saj Zlatka Basic, tha se familja ishte e shumë e kënaqur “Ne ishim shumë të lumtur kur ata filluan (rrënimin) pas 25 vjetësh. Ajo ishte aq e lumtur, dhe ne jemi gjithashtu të lumtur.”

Burri i Fata Orlovic ishte në mesin e 8000 burrave dhe djemve të vrarë prej forcave serbe në masakrën e Serbrenicës në vitin 1995.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore