Sport

Partizani ngjitet në krye, Kukësi barazon në frymën e fundit


Kanë përfunduar dy sfidat e ditës së shtune në Kategorinë Superiore. Partizani ka mundur me rezultatin 3-1 Kastriotin, Kukësi dhe Tirana janë ndarë në barazim 2-2.

Java e 28 në Superiore solli dy përballje ditën e shtunë. Partizani përmbysi Kastriotin, pasi e gjeti veten në disavantazh që në minutën e 3’, me autor goli, Klejdi Dacin.

Enis Hakaj barazoi rezultatin në të 32’. Rezultat i cili përmbylli dhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Partizani shënoi dhe dy herë të tjera. Në të 75’ shënoi Stenio Junior-i dhe në të 84’ shënoi Jasir Asani.

Tri pikë me mjaftë vlera per Demat e Kuq që ngjiten në krye të Superiores me 50 pikë. Ndërkohë, Kastrioti mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë në Superiore, ajo midis Kukësit dhe Tiranës nuk pati fitues. Goli i parë i takimit erdhi nga Partick Friday Eze në minutën e 24’.

Goli i barazimit do të vinte në të 71’ nga Taulant Seferi. Në të 84’ Elton Cale shënoi për 1-2, por avantazhi do të zgjaste pak minuta për Tiranën. Në të 90’, Agim Ibrahimi shënoi për 2-2, duke vulosur shifrat në barazim.

Kukësi pas 28 javëve renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë. Tirana gjendet në vendin e pestë me 43 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore