Sport

Partizani likujdon Bylisin


Partizani ka mposhtur Bylisin me rezultatin 3-0 në “Air Albania”, duke u ngjitur në vendin e dytë në Kategorinë Superiore.

Partizani dhe Bylisi përmbyllën javën e 27 në Kategorinë Superiore. Ndeshja u zhbllokua që në sekondat e para. Stenio Junior-i shënoi për 1-0, rezultat i cili nuk do të ndryshonte në pjesën e parë.

Goli i dytë i demave erdhi nga Jasir Asani, në të 69’. Eraldo Çinari vulosi shifrat në 3-0, në të 84’.

Me fitoren e arritur, Partizani ngjitet në vendin e dytë të Superiores me 47 pikë, dy pike më pak se Teuta kryesuese. Bylisi qëndron në të njejtat pozita, në vendin e tetë me 26 pikë.

Kategoria Superiore pas 27 javesh:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore