Shqipëria

Partia e Lirisë sërish denoncime për inceneratorët: Shfrytëzuan COVID-in për 3 kredi


Partia e Lirisë këtë të martë ka bërë të tjera denoncime për sa i përket ‘aferës’ së inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj kanë bërë publike akuza të reja sa i përket inceneratorit të Fierit.

Sipas tyre, kompanitë e përfshira te inceneratorët kanë marrë 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i.

“Bëhet fjalë për tre  komponentë, kredimarrja e para. Nisim me kredinë e parë. Në 15 nëntor të 2016-ës, kompania pasi ka firmosur kontratën merr kredi në verës 2.2 miliardë dollarë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë faktin, është se dorëzantit për këtë kredi, dorëzani është dhe kompania Albtec. Është e qartë se si këto kompani janë palë të lidhura dhe në këto kotrata vazhdon njësoj”.

Sipas saj, në vitin 2020 kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID-in, për pagat e punonjësve.

“Në shtator 2020 kompania vendos të përfitojë sërish nga riskedulimi për paratë nga COVID. Përfitojnë nga urdhri i kryeministrit dhe i guvernatorit të BSH. Pika tre është miratimi për marrjen e një kredie në shumë 3 mln dollarë me afat 3 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit”, tha Shehaj.

Ndërsa, Vasili theksoi se në krye të kësaj skeme mashtrimi është kryeministri Edi Rama, i cili shkoi te inceneratori i Fierit në mars, që ta përdorte përpara zgjedhjeve.

“Skandali që pjesë e këtij mashtrimi publik bëhet vetë kryeministrit. Njofton koncensionari: hajde merreni në dorëzim në mars, dhe para zgjedhjeve në prill, këtu bëhen prova se si mund të vihet në funksionim inceneratori, që nuk kishte mbaruar, Ai shkoi për show, për t’i dhënë zemër hajdutëve”.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore