Shqipëria

PD me 12 aleatë në zgjedhje


Partia Demokratike (PD) dorëzoi pranë të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 prillit.

Shkresa për regjistrimin e koalicionit u dorëzua pranë KQZ-së në limitet e afatit për regjistrimin e koalicioneve. Koalicioni opozitar përbëhet nga 13 parti.

Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.  Shkurtimisht koalicioni do të ketë inicalet PD-AN.

Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike (PD).

Kjo shkresë u dorëzua pas takimeve të shumta të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me partitë e tjera politike.

Partitë përbërëse të koalicionit janë:

Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.

Partia Republikane me kryetar Fatmir Mediun. 

Partia Për Drejtësi Integrim dhe Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin. 

Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me kryetar Vangjel Dulen.

Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndokën.

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me kryetar Dashamir Shehin. 

Partia Lëvizja e Legalitetit me kryetar Shpëtim Axhamin.

Partia Fryma e Re Demokratike me kryetar Bamir Topin.

Bashkimi Liberal Demokrat me kryetar Arian Starovën.

Partia Balli Kombëtar Demokrat me kryetar Artur Roshin.

Partia Bashkimi Demokrat me kryetar Ylber Valterin.

Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Muslian.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore