Vende

Parqet më të bukur në Dubai


Pavarësisht se është një metropol urban në një shkretëtirë, Dubai ka një numër të habitshëm parqesh. Të gjitha të harlisura dhe me hapësirash të bukura për t’u vizituar dhe shijuar.

Parqet e Dubait vijnë në të gjitha format dhe madhësitë dhe me një gamë të gjerë të pajisjeve. Fillojnë nga lëndinat e thjeshta dhe terrenet e lojërave tek vendet e shenjta për kafshët e egra që migrojnë midis Afrikës dhe Azisë.

Këtu janë disa prej parqeve më të mira në Dubai.

Parku Zabeel

Parku Zabeel, një hapësirë e madhe ku palmat dhe gjelbërimi i sigurojnë shumë hije vendit. Ky është një nga vendet më të preferuara të fundjavës. Në të zhvillohen shumë aktivitete. Duke përfshirë një shëtitje me varkë, një shesh lojërash aventureske, zona të mbuluara me Barbecue, një pistë vrapimi dhe një tren miniaturë.

Parku Al Barsha Pond

Parku Al Barsha Pond është një pjesë mikpritëse, plot me gjelbërimi. I cili rrethohet nga një liqen i bukur të bërë nga njeriu. Aty mund të marrësh me qira një varkë mjellme, të cilën fëmijët do ta shijojnë. Al Barsha ka një pistë vrapimi, qira biçikletash, fusha lojërash dhe fusha tenisi.

Parku i përroit

Creek Park është një nga parqet më të vjetra dhe më të mëdha të emirateve. Ai shtrihet për 1.6 milje (2.6 km) përgjatë përroit të Dubait dhe është i njohur për të mërguarit e Bur Dubai, të cilët mbërrijnë gjatë fundjavave për t’i dhënë stërvitje gropave të Barbecue. Kopshtet janë mjaft të këndshme, por shumë prej atraksioneve familjare, të tilla si terrenet e lojërave, minigolf dhe një muze për fëmijë janë pak të vjetërsuar.

Kopshti i mrekullive Dubai

Ekziston një ndjenjë e surrealizmit, kur hyn në Kopshtin e Mrekullive në Dubai. Ai mbulon gati 22 mijë metra katrorë dhe reklamohet si kopshti më i madh natyror i luleve në botë. Shtëpia e 100 milion luleve është ngjitur me kopshtin e madh me nëntë kupola Dubai Butterfly. Ai është jashtëzakonisht popullor, duke tërhequr 55 mijë vizitorë në javë.

Parku Al Khazzan

Një prej parqeve më të vjetër të Dubait, Parku Al Khazzan me madhësi xhepi i është dhënë një reboot totale dhe tani është plotësisht me energji diellore. Duke i dhënë të drejtën për titullin e parkut të parë “me energji zero” në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai përfshin një kullë uji historike dhe kafenë e qetë Inn the Park me një bibliotekë të pajisur me revista të cilësisë së mirë të Lindjes së Mesme.

Parku Safa

Një oaz i gjelbër në qendër të qytetit, Parku i bukur Safa përqafon Kanalin e ri të Dubait, i cili ka zvogëluar disi madhësinë e tij. Parku ka një liqen, cili mundëson shëtitjen me varkë. Po ashtu, pistë vrapimi, zona pikniku me hije me gropa Barbecue dhe shesh lojërash për fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore