Lajme

Parlamenti Evropian shtyn votimin për Brexit


Parlamenti Evropian ka hequr dorë nga një votim për të miratuar marrëveshjen e tregtisë së Brexit me Mbretërinë e Bashkuar (MB), pasi Londra “shkeli” kushtet e marrëveshjes.

Konferernca e Presidentëve, e cila është një organ i përbërë nga presidenti i parlamentit dhe kryetarët e grupimeve politike, ranë dakord të shtyjnë vendimin.

Ata kanë hequr dorë deri në një moment të dytë.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi në mënyrë të njëanshme një periudhë faljeje për kontrollet kufitare të produkteve agro-ushqimore që hyjnë në Irlandën e Veriut, një veprim i cili ka zemëruar Brukselin.

BE argumenton që përbën një “shkelje” të Protokollit të Irlandës së Veriut, një term i marrëveshjes së Brexit i krijuar për të mbajtur një kufi të hapur në ishullin e Irlandës.

Sipas kushteve të protokollit, Irlanda e Veriut do t’i nënshtrohej ende disa ligjeve të BE-së, që do të thotë se kërkohen deklarata doganore dhe disa kontrolle mbi mallrat që hyjnë në Irlandën e Veriut nga Britania kontinentale.

Protokolli, i rënë dakord midis MB dhe BE gjatë negociatave të marrëveshjes Brexit, ka zemëruar unionistët në Irlandën e Veriut dhe ka shkaktuar vonesa në furnizimet e supermarketeve dhe dyqaneve në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore