Sport

Paris Saint-Germain ka zëvendësimin e Mbappe-s, është Lewandowski


Robert Lewandowski do të jetë zëvendësuesi i Kylian Mbappe-s te PSG në rast se ai largohet.

Mbappe është shumë afër që t’i bashkohet Real Madrid-it, sipas raportimeve të shumta.

PSG do të pranojë një ofertë prej 160 milionë nga madrilenët.

PSG e vetëdijshme për këtë ofertë, ka filluar bisedimet me zëvendësues të mundshëm.

Sipas gazetarëve francez, Lewandowski është emri që PSG ka zgjedhur.

Agjenti i tij, Pini Zahavi, ka qenë në Paris të dielën, për të biseduar për një transferim të mundshëm.

Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern-i këtë verë, dhe ai mund të bashkohet me PSG-në.

Gjithçka do të kuptohet në ditët e ardhshme, me këtë merkato të “çmendur” që vazhdimisht po ofron spektakël.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore