Sport

Paris Saint-Germain i ofron Mbappe-s kontratë katër vjeçare


Mbappe është fjala e momentit në gjithë botën e futbollit.

Performanca e tij përballë Barcelona-s brenda në “Camp Nou” i la të gjithë pa fjalë.

Francezi konfirmoi që është e tashmja, dhe pa dyshim e ardhmja e futbollit.

Kylian Mbappe është fans i Real Madrid-it, dhe klubi madrilen do bëjë gjithqka që të siguroj shërbimet e tij.

Por, për Mbappe-n nuk interesohen vetëm Real Madrid, por edhe skuadra tjera elitare në evropë si Juventus, Manchester City dhe Liverpool.

Drejtuesit e PSG-së janë të vetëdijshëm që do e kenë shumë të vështirë ta mbajnë Mbappe-n në skuadër, dhe për atë arsye duhet t’i ofrojnë atij një kontratë stratosferike.

Mohamed Boufahsi, gazetar i RMC sport në Francë, shumë afër me klubin parisien, ka konfirmuar ofertën e rinovimit që PSG i ka bërë Mbappe-s.

Ai thotë se është një kontratë katër vjeçare, por nuk ka japur detaje mbi shifrat që Al-Khelaifi do i ofroj yllit francez.

Mbappe është duke konsideruar këtë kontratë për disa muaj tani, por ende nuk ka japur ndonjë përgjigje te zyrtaret e klubit.

Klubi francez është shumë optimist dhe shpresojnë që të marrin përgjigje shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore