Shqipëria

Parashikimi i motit, 8 prill 2021


Dita e enjte e 8 prillit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me këto të fundit që do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës do të jetë intensive dhe me shpejtësi 18-20m/sek, përgjatë zonave bregdetare. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat minimale dhe makismale do të jenë: në zonat malore -2°C deri në 8°C, në zonat e ulëta 5°C deri në 15°C dhe në zonat bregdetare 6°C deri në 16°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore