Shqipëria

Parashikimi i motit, 7 prill 2021


Dita e mërkurë e 7 prillit pritet të shoqërohet me reshje shiu. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet Elbasan dhe Lezhë priten reshje mesatare. Ndërsa, në pjesën tjetër të Shqipërisë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të ulët.

Në lartësitë mbi 600 metër, pritet të ketë reshje bore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore, era për momente do të fryjë e fortë.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet 9 deri në 11 °C, në vendet e ulëta 7 deri në 10 °C dhe në vendet malore 1 deri në 9 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore