Shqipëria

Parashikimi i motit 5 mars 2021


Dita e premte e 5 marsit do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Fillimisht moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës, vranësirat do të shtohen dhe do të jenë të dendura, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Në veriperëndim pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e pasdites, të cilat gjatë mbrëmjes lokalisht pritet të jenë në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi 1-7m/sek. Përgjatë zonave luginore dhe në bregdet, era do të kap shpejtësinë 10-15m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të jenë: në zonat malore -3°C deri në 12°C, në zonat e ulëta -2°C deri në 18°C dhe në zonat bregdetare 3°C deri në 17°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore