Shqipëria

Parashikimi i motit 4 mars 2021


Dita e enjte e 4 marsit pritet të jetë e qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellet dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.

Në orët e para të mëngjesit përgjatë luginave lumore do të ketë prani të mjegullës.

Era do të fryjë e lehtë nga juglindja dhe veriperendimi. Në bregdet era pritet të jetë përkohësisht mesatare. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të jenë: në zonat malore 0°C deri në 13°C, në zonat e ulëta 4°C deri në 19°C dhe në zonat bregdetare 5°C deri në 19°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore