Shqipëria

Parashikimi i motit 3 shkurt 2021


Ditën e mërkurë të 3 shkurtit 2021, moti pritet të jetë me kthjellime dhe i qëndrueshëm. Nuk parashikohen reshje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, do të pësojnë rritje të lehtë, në bregdet 8-15 °C, në vendet e ulëta 6-14 °C dhe në vendet malore 1-11 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë dhe deri mesatare. Forca e valëzimit në det do të jetë dy ballë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) niveli i ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, që ishin në nivele të larta, do të ulet. E njëjta situatë parashikohet të jetë edhe në lumenjtë e tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore