Shqipëria

Parashikimi i motit, 26 janar 2022


Dita e mërkurë e 26 janarit do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të ftohtë dhe të acartë.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Parashikohen ngrica përgjatë akseve rrugore, për shkak të temperaturave negative.

Kurse orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë kështu një rritje të temperaturave në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -10 deri 4°C, në zona e ulëta -7 deri 10°C dhe në zona bregdetare -2 deri 12°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore