Shqipëria

Parashikimi i motit, 23 mars 2021


Ditën e martë të 23 marsit priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit.

Në lartësitë mbi 200 metër mbi nivelin e detit do të ketë reshje bore.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri deri e fortë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 6 deri në 13 °C, në vendet e ulëta 4 deri në 13 °C dhe në vendet malore -4 deri në 2 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore