Shqipëria

Parashikimi i motit, 22 korrik 2021


Dita e enjte e 22 korrikut pritet të jetë e kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm.

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, me shpejtësi deri në 21 kilometra në orë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” në qarkun Fier, ndërsa  “i moderuar” në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet 19 / 32 °C, në vendet e ulëta 20 / 34 °C dhe në vendet malore 17 / 30 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore