Shqipëria

Parashikimi i motit 2 shkurt 2021


Moti do të vijojë edhe të martën të jetë i paqëndrueshëm. Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të dobëta.

Në veri dhe verilindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore, në lartesitë më të medha se 800m mbi nivelin e detit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) të Shqipërisë, dita e martë do të jetë dita e fundit me reshje, për këtë javë. Kthjellimet do të shfaqen pasditen e së martës.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në vendet bregdetare 10-15oC, në vendet e ulëta 8-13 oC dhe në vendet malore 3-9 oC.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore