Lajme

Parandalohet një sulm terrorist në Danimarkë


Policia daneze, ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin e përpjekjes për sulme terroriste.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim midis forcave policore të Gjermanisë dhe Danimarkës.

Sipas deklaratës së policisë pretendohet se të arrestuarit kanë pasur përbërës për prodhimin e eksplozive dhe armëve të zjarrit.

“Ne besojmë se ka individë me qëllim dhe kapacitet për të kryer sulme terroriste në Danimarkë”, u shpreh policia në vendin e ngjarjes.

Gjashtë persona u arrestuan në Danimarkë dhe një person në Gjermani.

Policia daneze ka planifikuar një konferencë shtypi gjatë pasdites së të premtes.

Ky nuk është sulmi i vetëm që parandalohet në Danimarkë, më herët në dhjetor policia arrestoi një person që mbante me vete eksploziv në qendër të qytetit.

Lajmi për përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore