Shëndet

Paraliza e gjumit


Paraliza e gjumit është paaftësia për të lëvizur apo folur ndërkohë që jeni zgjuar, pra truri është zgjuar, kurse trupi ende jo.

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo jeni zgjuar.

Sipas studimeve të fundit, paraliza e gjumit prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ata që e kanë përjetuar, e tregojnë si një ekperiencë të tmerrshme në jetën e tyre, që mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Të gjithë mund ta përjetojnë paralizën e gjumit dhe s`ka asgjë të keqe, por nëse ajo bëhet e zakonshme duhet të kërkohet ndihmë nga psikologu.

Stresi është faktori kryesor që e shkakton paralizën, thonë studimet, dhe mund të çojë deri në paralizë të përditshme.

Nëse për shumicën e njerëzve kjo është një ekperiencë e frikshme dhe e padëshiruar, disa të tjerë e nxitin paralizën e gjumit në mënyrë që ta kthejnë në një ëndërr të kthjellët, mbi të cilën kanë kontroll.

Por, nëse vuani nga paraliza e gjumit mund të bëni disa gjëra, të cilat ju ndihmojnë ta shmangni:

Shmangni stimulantët e gjumit, mos shikoni televizor përpara se të flini, mos përdorni celularin para gjumit, mos flini të kthyer në shpinë.

Çfarë e shkakton paralizën e gjumit?

Paraliza e gjumit është një dukuri e natyrshme në tërësinë e saj. Mund t’i ndodhë çdokujt, pavarësisht nga mosha, gjinia ose gjendja shëndetësore. Por shkencëtarët identifikuan disa rrethana që shoqërohen me një rrezik në rritje të paralizës së gjumit. Midis tyre janë:

Gjumë i dobët

Kjo përfshin gjithashtu çrregullime të gjumit, si pagjumësia, narkolepsia dhe privimi i gjumit.

Gjumi në një pozicion të shtrirë

Çuditërisht, gjumi në shpinë është gjetur të jetë një faktor i shquar në paralizën e gjumit. Kjo e bën gjumin më të prekshëm për shkak të presionit të shtuar në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes.

Gjenetika

Po, paraliza e gjumit është e trashëgueshme.

Problemet mendore. Lidhja midis paralizës së gjumit dhe shëndetit mendor është ende për t’u hulumtuar, por statistikat tregojnë se njerëzit me trauma, dhe ankth kanë tendencë të kenë paralizë të gjumit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore