Aplikacione

Paralajmërohet kufizim për përdoruesit amerikanë të TikTok-ut nën moshën 18 vjeçare


TikTok ka njoftuar se do të lejojë përdoruesit amerikanë nën moshën 18 vjeçare të kufizojnë qasjen në një orë në ditë.

Është bërë e ditur se ky opsion do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme dhe do të mund të çaktivizohet.

Pra, adoleshentët do të mund të përdorin TiTok për një orë në ditë, pas së cilës do t’u kërkohet të fusin një kod kalimi nëse opsioni është i aktivizuar.

Teens Love TikTok. Silicon Valley Is Trying to Stage an Intervention. - The  New York Times

Ky vendim është marrë pas vitesh monitorimi të ndikimit të rrjeteve sociale tek të rinjtë.

TikTok është gjithashtu nën presion nga Shtetet e Bashkuara, të cilat janë të shqetësuara për qëllimin e tij të vërtetë.

Ekziston frika se Kina po e përdor këtë rrjet social si një mjet inteligjence. U përmend gjithashtu mundësia që amerikanët të çaktivizojnë plotësisht përdorimin e TikTok.

Kreu i sigurisë i TikTok, Cormac Keenan, tha se ata u konsultuan me ekspertë në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit kur shqyrtonin sesa duhet të kufizohej qasja.

“Ndërsa nuk ka konsensus se sa shumë kohë para ekranit është e tepërt apo çfarë ndikimi ka, ne e kuptojmë se adoleshentëve u duhet dhënë mbështetje shtesë derisa të fillojnë të eksplorojnë në mënyrë të pavarur botën online”, tha Keenan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore