Sport

Para 41 vitesh, Liverpool triumfonte përballë Real Madrid-it në finalen franceze të Champions-it


Liverpool dhe Real Madrid do të përballen në finalen e UEFA Champions League këtë të shtunë, duke filluar nga ora 21:00.

Finalja e fundit e humbur në Champions për Real Madrid-in ishte pikërisht ajo ndaj Liverpool-it në vitin 1981. Për Liverpool-in finalja e fundit e humbur ishte përballë Real-it në vitin 2018.

Fundi i edicionit të këtij viti ishte progamuar të zhvillohej në Shën Petersburg. Por, pas sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, u vendos që finalja të zhvillohej në Paris.

Dhe është pikërisht Parisi, vendi ku Liverpool-i do të triumfonte ndaj Real Madrid-it në 1981, duke ngritur lartë trofeun e Champions-it.

Në takimin e luajtur në “Parc des Princes” më 27 maj 1981, stadiumin e skuadrës së PSG-së, Liverpool-i triumfonte para 48 mijë e 360 të pranishmëve me golin e Alan Kennedy në minutën e 82.

Dy skuadrat rikthehen në Paris. Stadiumi pritës do të jetë “Stade de France” i cili ka një kapacitet prej 81 mijë e 300 vendesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore