Financa

Papunësia në Gjermani ka pësuar rënie gjatë dhjetorit


Papunësia në Gjermani ka pësuar rënie në dhjetor.

Sipas Agjencisë Federale të Punës, 37 mijë persona janë punësuar gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të papunë ka arritur shifrat e 2 milionë e 776 mijë personave.

Norma ka mbetur e pandryshuar në 6.1%.

Kërkesat për mbështetjen e pagave shtetërore kanë pësuar rritje.

Rreth 2 milionë punëtorë kanë përfituar nga programi i qeverisë në nëntor.

Gjermania ka qenë e mbyllur që nga mesi i muajit të kaluar, me shumicën e dyqaneve, restoranteve, bareve dhe palestrave të mbyllura për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel pritet të njoftojë një zgjatje të afatave të mbylljes së vendit përtej dhjetë janarit.

Punësimi në Gjermani ka qenë më elastik se në vendet e tjera evropiane, pjesërisht për shkak të përqendrimit të ekonomisë gjermane në prodhim.

Pritshmëritë në lidhje me punësimin në Gjermani lidhen me një rënie prej 5%, krahasuar me një rënie prej më shumë se 10% për Slloveninë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore