Futboll

Papu Gomez: Nuk e shoh Atalanta-n. Ndjehem keq. S’jam unë fajtori


Kanë kaluar mbi dy muaj që kur Alejandro Gomez u transferua nga Atalanta në Sevilla, duke lënë Bergamo-n pas shtatë vjetësh. Megjithatë, është ende herët për t’u ndjerë i shkëputur nga ajo eksperiencë.

“Po përpiqem të kuptoj se si ndodhi e gjithë kjo, e di që nuk jam fajtori në këtë histori. Nuk mund të vazhdonde ashtu dhe unë mora vendimin e duhur, jam i lumtur dhe i qetë për zgjedhjen që bëra”, shpjegoi Papu në një intervistë ekskluzive që do të transmetohet e plotë në Sky Sport 24, të premten 16 prill.

Kur u pyet se cila është fjala e parë që të vjen ndërmend kur mendon për Bergamon, përgjigjja është:

“Trishtim. E kam të vështirë të shikoj një ndeshje të Atalanta-s. Më dhemb kur shoh ish shokët e mi të skuadrës. Jam i lumtur për ta sepse ata po qëndrojnë, duke ia dalë mjaft mirë dhe e di se çfarë skuadre është; por nuk mundem. Prandaj sot them trishtim. Shpresoj që me kalimin e kohës të them tjetër gjë”.

Kur marrëdhënia me Atalantën u prish, mbërritën disa propozime për Gomez. “Unë kisha oferta të shkëlqyera nga MLS dhe Arabia Saudite, me shumë para, por nuk më interesonte. E dija që kishte njerëz që donin të më shihnin të zhdukesha në këto vende, por përparësia ime ishte Sevilla dhe jam krenar që jam këtu”- përfundoi argjentinasi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore