Lajme

Papa thirrje kombeve të bashkohen në traktatin e OKB-së


Në lutjen e mbajtur në Bazilikën e Santa Maria-s në Aracoeli, Papa Fraçesku kërkoi që më shumë kombe të bashkohen në traktatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OKB), që ndalon armët bërthamore.

“Unë inkurajoj fuqimisht të gjitha shtetet dhe të gjithë njerëzit të punojnë me vendosmëri për të promovuar kushtet e nevojshme për një botë pa armë bërthamore, duke kontribuar kështu në përparimin e paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh, për të cilin njerëzimi ka shumë nevojë sot”, tha Papa.

Papa Françesku është shprehur se ndalimi i tyre është shumë i nevojshëm për të promovuar paqen.

Gjatë një vizite në 2019 në Nagasaki, Papa, ka shprehur të njëjtën gjë. Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund armëve bërthamore, në të vetmin vend që ka pësuar sulm me bomba të tilla.

Traktati mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore hyn në fuqi më 22 janar.

Marrëveshja e ka burimin në fushatën ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor (ICAN) në Gjenevë. Ajo u miratua në korrik 2017-ës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me votat e 122 vendeve.

Më shumë se 80 vende e kanë nënshkruar traktatin. ICAN mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore