Shqipëria

Papa: Të nxirret akt normativ për vlefshmërinë e ID-ve


Deputeti Kostaq Papa, gjatë një interpelance në seancën plenare, gjatë ditës së hënë, i kërkoi kryetarit të Kuvendit, që të nxirrej një akt normativ për sa i përket shtyrjes së vlefshmërisë së afatit të kartave të identitetit (ID).

“Të nxjerrin një akt normativ për kartat e identiteti. Një projektligj për vlefshmërinë e kartave të identitetit. Shumica e popullsisë është pa karta identiteti”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi se qeveria është duke punuar për të gjetur një konsensus për sa i përket kësaj çështjeje.

“Për këtë shqetësim ka një propozim nga opozita dhe shumë subjekte politike dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe nga presidenti, do të gjendet një konsensus me grupet e interesit dhe do të konsiderohet”.

Kujtojmë se, më 27 shkurt, Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat për riaplikimin për ID dhe pasaporta biometrike do të vazhdojnë të jenë të hapura edhe ditën e shtunë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore