Lajme

Papa në Vigjiljen e Pashkëve: Krishti u ringjall


Në mesnatën e 3 prillit, kur njerëzimi po lufton më pandeminë të krishterët morën mesazhin e Papa Francesco-s në meshën e Vigjiljes së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit.

“Në këto muaj të errët të pandemisë të dëgjojmë Zotin e ngjallur që na fton të fillojmë përsëri, për të mos humbur kurrë shpresën”. Për herë të dytë Papa festoi Vigjiljen e Pashkëve në një bazilikë gjysmë të zbrazët për shkak të COVID-19.

Nëse vitin e kaluar Papa këshilloi të mos i dorëzoheshin “orën më të errët”, këtë vit shenjtëria e tij ftoi besimtarët të shohin përpara.

“Ky është urimi i parë i Pashkëve që do të doja të jepja: është e mundur të fillosh gjithnjë nga e para, sepse ekziston një jetë e re që Zoti është i aftë të rifillojë brenda nesh,  përtej të gjitha dështimeve tona”.

Ky ka qenë viti i dytë rradhazi që të gjitha shërbesat po ndiqen nga 200 persona në një altar dytësor të bazilikës.

Ky vit ka qenë Pashkët e dytë radhazi që të gjitha shërbesat papale po ndiqen nga vetëm rreth 200 njerëz në një altar Shën Pjetrit në vend të 10 mijë besimtarëve që mund të ndjekin meshën në bazilikë.

Shërbimi filloi dy orë më herët se zakonisht në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të ktheheshin në shtëpi para orës 22:00.

Në të dielën e Pashkëve, ditën më të rëndësishme në kalendarit liturgjik të krishterë, papa do të japë bekimin dhe  mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (qytetit dhe botës).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore