Lajme

Papa Françesku dënon sulmin e ndodhur në Bagdad


Papa Françesku ka dënuar sulmin e ndodhur të enjten në Bagdad nëpërmjet një mesazhi dërguar për presidentin iraken, Barham Salih.

“Akt të pakuptimtë brutaliteti”, e ka cilësuar Papa shpërthimin që i mori jetën 32 njerëzve.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Bagdadit ku ka pasur  dy sulme të njëpasnjëshme kamikaze. Më shumë se 110 njerëz u plagosën në sulm.

Papa ka planifikuar një vizitë në Irak gjatë muajit mars.  Ai do të qëndrojë nga data 5 deri 8, dhe do të vizitojë Bagdadin bashkë me katër qytete të tjera.

Kjo është vizita e parë që një papë do të realizojë në këtë shtet.

Në mesazhin e tij shpreson që Iraku të vazhdojë punën për të kapërcyer dhunën me “vëllazërim, solidaritet dhe paqe”.

Vatikani të mërkurën sqaroi informacionin e ri logjistik për gazetarët që planifikojnë të mbulojnë udhëtimin.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vizita mund të shtyhet ose anulohet në çdo kohë. Kjo në varësi të situatës së sigurisë ose kushteve shëndetësore në lidhje me pandeminë e koronavirusit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore