Lajme

Papa do të vizitojë kishat e përdhosura të Mosulit


Në Mosul, ngjitur me qytetin biblik të Nineveh (qyteti i veseve dhe mëkateve), janë katër kisha që përfaqësojnë besime të ndryshme. Ato zënë një shesh të vogël të rrethuar me shtëpi përdhes, si dëshmi e rolit që luajti dikur bashkësia e krishterë e Irakut.

Sot, të katërta kishat janë dëmtuar ose shkatërruar pasi militantët e Shtetit Islamik (IS) pushtuan qytetin nga 2014-2017. Ofensiva e tyre përdhosi shumë prej ndërtesave dhe i përdorën ato për të drejtuar administratën, përfshi këtu një burg dhe një gjykatë.

Sulmet ajrore që forcat irakiane ndërmorën për të zhvendosur grupin ekstremist në luftime të ashpra bënë dëmin tjetër. Ato mure që qëndrojnë ende në këmbë janë të dëmtuara nga vrimat e plumbave.

“Dikur dukej si Jeruzalemi i fushave të Nineveh”, tha kryepeshkopi Kaldean i Mosulit dhe Akras, Najeeb Michaeel për agjensinë e lajmeve Reuters, emri i dhënë në lajmërimin që Papa Françesku do të vizitojë më 7 Mars gjatë udhëtimit të tij historik në Irak .

Michaeel kujtoi me kënaqësi se si, para pushtimit të SHBA-së në 2003, të krishterët irakianë nga fe të ndryshme, merrnin pjesë në shërbimet e njëri-tjetrit në festivalet fetare.

Ato ditë janë zhdukur. Sot vetëm një nga kishat e mbijetuara të Mosulit ofron një shërbim javor të së Dielës për një popullsi të krishterë që është zvogëluar në vetëm disa dhjetëra familje nga rreth 50 mijë njerëz.

Të toleruar nga ish-Presidenti Saddam Husein por të persekutuar nga al Kaeda dhe më pas Shteti Islamik, të krishterët e Irakut llogariten në rreth 300 mijë, një e pesta e totalit para vitit 2003.

Disa po kthehen sërish pas humbjes së Shtetit Islamik, por të tjerët ende shohin pak perspektivë për të qëndruar në Irak dhe po kërkojnë të vendosen jashtë shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore