Lajme

Pandemia dyfishoi pasuritë e 10 më të pasurve në botë, kur të thjeshtët vuanin pasojat


Pandemia ka sjellë vdekje, ndryshim rrënjësor të stilit të jetës, humbje pune, por për disa, ajo ka sjellë veç të mira, pasi ka dyfishuar pasuritë e 10 njerëzve më të pasur në botë.

Rreth 21 mijë vdekje çdo ditë janë verifikuar sipas shoqatës bamirëse Oxfam në një raport të saj, pikërisht për shkak të uljes së të ardhurave gjatë pandemisë.

Por, mbi këtë fakt, nuk janë ndalur miliarderët e botës.

Prezantimi i raportit është bërë gjatë një forumi ekonomik në Davos, ku u fol për raportin e pabarabartë global.

Zakonisht, takimi i ka pjesë të tyre të pasurit, politikanët, njerëz me influencë. Mirëpo, për shkak të pandemisë, ai bëhet online për të dytin vit radhazi.

 

“160 milionë njerëz në të gjithë botën janë shtyrë drejt varfërisë gjatë pandemisë”.

Kështu tha Danny Sriskandarajah, shefi ekzekutiv i organizatës Oxfam.

“Këtë vit, ajo çfarë po ndodh është jashtë çdo shkalle pritshmërie. Çdo ditë, gjatë pandemisë, krijohet një miliarder i ri në botë. Ndërkohë, 99% e popullsisë botërore, e zhvillojnë jetën e tyre më keq, për shkak të kufiziveme të sjella nga COVID-19”.

Në dhjetëshen e renditjes së revistës prestigjioze “Forbes” për 10 personat më të pasur në botë, gjenden njerëz me rëndësi. Ndër to, janë kryesuesi i listës, Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault, Bill Gates apo Mark Zuckerberg.

Por, ndërsa pasuria e tyre u rrit nga 700 miliardë së bashku në 1.5 trilionë dollarë, proporcionet ndryshojnë brenda rrethit.

Fjala bie, pasuria e Musk, u shumëfishua me 1 mijë përqind. Nga ana tjetër, ajo e Gates me 30%.

Gjithsesi, e sigurt është se pandeminë bota e ka ndjerë. Por, të “pandjerë”, ka po ashtu mes frymorëve, të cilët po gëlojnë në pasuri të jashtëzakonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore