Sport

“The Queens Gambit” + pandemi = rritet popullariteti i shahut


Queens Gambit në pandemi
Në një intervistë për Press Trust of India (PTI), Mjeshtërmadhi (Grandmaster; titulli më i lart në shah) indian Viswanathan Anand, foli se si është luajtur më shumë shahu në kohë pandemie, si dhe popullariteti që korri sporti në saj të serialit më të ri të Netflix, “The Queens Gambit” (Hapja e mbretëreshës).

“Sado e ligë të tingëllojë, sporti i shahut përfitoi nga karantina që solli pandemia e Covid-19. Për hir të vërtetës, në mund të nxjerrim benefite nga e gjithë kjo situatë”, tha Anand-i.

Shtetrrethimet dhe karantinat e vëna si masë mbrojtëse në mbarë botën, kanë bërë që njerëzit të mbyllen nëpër banesa.

Mungesa e aktiviteteve rutinore, ka bërë që një pjesë e mirë e tyre të luajnë shah për të kaluar kohën – edhe ata që s’e kanë luajtur ndonjëherë, e kanë provuar; si në fushë, ashtu dhe në webfaqet e internetit.

Pasi e pyetën në ka rrezik të spostohet sfida ballore e shahut mbi tryezën e tij, në atë të internetit, Anand-i u përgjigj:

“Nuk e di… por shpresoj që jo. Mirë do të jetë nëse shahu vazhdon e rritet edhe në internet por do të ishte mëkat nëse do të zhvendosei nga vendi i tij origjinal”.

Jo vetëm pandemia, por dhe seriali më i ri në Netflix “The Queens Gambit”, ka kontribuar në shtimin e lojtarëve të shahut.

“Ndoshta fakti që njerëzit u ambjentuan me karantinën në shtëpi. Ndoshta ata po prisnin për diçka të tillë. Nuk di ta them më bindje, por di të them se seriali ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numërit të lojtarëve të shahut”.

Më tej, kampioni 51 vjeçar i botës, foli mbi dallimin që ka loja në rrjet dhe ajo tradicionalja mbi tryezë:

“Kam zbuluar se ka disa elementë rrethanor që, kur gjendesh në një kompeticion të bëjnë më serioz e më të përqendruar. Ndërsa kur luan në shtëpi nga kompiuteri, rehatija natyrale të zhvendos nga ajo mendësi që e përfton nga tryeza e gjallë e një kampionati; kur e sheh dhe je përball një kundërshtari”, përfundoi Anand-i.

Në realitet, një ndër webfaqet më të klikuara të shahut, chess.com, raporton një rritje në masë të lojtarëve në databazën e tyre.

Kush është Viswanathan Anand?

I lindur në Chennai të Indisë në 11 dhjetor 1969, Viswanathan Anand u titullua ‘mjeshtër i madh’ i shahut në 1988.

Ai ka qenë ndër shahistët e parë që theu elo-n (njësi matëse për nivelin e shahistëve) 2800, në fund-shekullit e XIX (19-të). Krahas Anand-it, mjeshtra të tjerë të shahut si: Garry Kasparov, Veselin Topalov, Vladimir Kramnik, Shakhriyar Mamedyarov, Wesley So, Fabiano Caruana dhe kampionit në fuqi, Magnus Carlsen, kanë arritur ta thyejnë rekordin e mëparshëm.

Mjeshtri i madh indian ka fituar dy tituj të kampionatit botëror të “Fédération Internationale des Échecs”/Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), në 2003 dhe 2017, në kategorinë e ‘shahut të menjëhershëm’ (rapid chess). Gjithashtu, ka qenë kampioni botës në Kupën e Shahut të Rrufeshme (World Blitz Cup) në vitin 2000.

Në mars të 2011, mjeshtri 51 vjeçar kapi 2817 elo – shifër e cila mbetet piku i tij edhe sot.

Anand është i pari që arriti të marrë “Rajiv Gandhi Khel Ratna” – çmimi i cili u jepet sportistëve më të nderuar të vendit. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore