Auto

Panasonic, 700 milionë dollarë investim për prodhimin e baterive të Tesla-s


Konglomerati Panasonic i Japonisë pritet të nisë prodhimin e baterisë së saj të re litium-jon për kompaninë e makinave elektrike Tesla.

Lëvizja vjen si rrjedhojë e planeve për të investuar rreth 80 miliardë jen ose ndryshe 705 milionë dollarë në objektet e prodhimit në Japoni.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se paketa me energji elektrike mund të ndihmojë në bërjen e automjeteve elektrike më tërheqëse për shoferët.

“Jemi duke studiuar opsione të ndryshme për prodhimin në masë, duke përfshirë një linjë prodhimi testimi që po krijojmë këtë vit. Megjithatë, nuk kemi asgjë për të shpallur në këtë moment”, ka deklaruar Panasonic.

Ky i fundit ka zbuluar baterinë e formatit 46 milimetra e gjerë dhe 80 milimetra e gjatë në muajin tetor. Ajo është afro pesë herë më e madhe se bateritë aktuale me të cilat furnizohet Tesla.

Gjithashtu kjo pritet që të ndihmojë prodhuesin amerikan të automjeteve elektrike në uljen e kostove të prodhimit.

Sipas “Reuters”, Panasonic do t’i prodhojë bateritë në një fabrikë në prefekturën Wakayama në Japoninë Perëndimore, me prodhim më pak se 10 gigavat orë në vit, ekuivalente me rreth 150 mijë automjete.

Panasonic është prodhuesi i vetëm i baterisë më të avancuar Tesla, duke siguruar që të mbetet një furnizues kryesor për kompaninë amerikane, të paktën për modelet më të shtrenjta.

Paçka se prodhuesi i makinave elektrike kërkon furnizues të baterive në Kinë dhe gjetkë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore