Shqipëria

Pamje të rënda: Makina përplas punonjësin gjatë orarit të punës


Mungesa e komunikimit gjatë orarit të punës, është bërë shkak i një aksidenti midis shoferit të një kompanie dhe një punonjësi, të mërkurën e 6 tetorit.

Ky i fundit teksa gjendet me shpinë nga mjeti, përplaset duke përfunduar poshtë saj. Furgoni i kompanisë ndalon me shumë vonesë, duke e plagosur rëndë personin e paidentifikuar.

Sipas dëshmive të siguruara nga Albanian Post, personi i përfshirë në aksident është operuar, duke qenë për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ngjarje nuk është pasqyruar nga policia, edhe pse pas fakteve të siguruara nga AP-ja, shoferi i automjetit rezulton të ketë përfunduar në pranga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore