Sport

Pamje “gazmore”, Salah dhe Arnold harruan se po luanin në “Anfield” (VIDEO)


Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold harruan plotësisht se ishin në “Anfield” dhe para 52 mijë tifozëve në ndeshjen e zhvilluar të hënën kundër Crystal Palace.

Të kuqtë barazuan takimin në shifrat 1-1. Ky ishte barazimi i dytë në dy ndeshjet e para të Premier League për këtë sezon, pas atij 2-2 ndaj Fulham.

(Image Credit: Funny FT Moments/Twitter)

Megjithatë, pas videos së Darwin Nunez, i cili ndëshkohet me karton të kuq pasi godet me kokë kundërshtarin, Joachim Andersen, një video tjetër e lojtarëve të Liverpool po qarkullon në mediat sociale. Pjesë e saj janë Salah dhe Arnold.

Tradicionalisht, skuadra vendase shtrëngon duart me zyrtarët dhe ekipin mik, ndërsa himni i Premier League luhet në sfond.

Ne rrallë e shohim këtë në TV pasi është kur lajmet dhe formacionet e ekipeve zakonisht përfundojnë.

Arnold dhe Salah ishin dy lojtarët e fundit për Liverpool-in dhe i pari nuk po i kushtonte vëmendje Nunez-it pranë tij duke u nisur.

Dy lojtarët qëndruan në vend të palëvizur duke parë nga tribuna, ndërkohë që shokët e skuadrës po kalonin në pjesën tjetër të fushës.

Salah ishte i pari që kuptoi situatën, duke shtyrë lehtë Arnold-in të lëvzitë në drejtim të shokëve të ekipit.

Ndërkohë për këtë situatë nuk kane munguar dhe ngacmimet nga tifozët.

“Trent pa vetëdije, shoku”, shkruante njëri prej tyre në Twitter.

“Ata po mendonin ‘vëlla, si do të fitojmë pa Sadio Mane?’”, shkruante një tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore