Shqipëria

Paloka dhe Leskaj përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi


Kuvendi i Shqipërisë ka sanksionuar me 10 ditë përjashtim nga seancat plenare deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Lajmi u bë i ditur nga sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin.

Vendimi i beftë erdhi pas përplasjes verbale mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama në seancën e 10 nëntorit.

Partia Socialiste mblodhi më herët firmat për përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi të dy deputetëve demokratë.

Socialistët kërkonin që ky vendim të merrej për shkak se deputetët në gjendje të dehur bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit për buxhetin e vitit 2023.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi në parim buxhetin për vitin 2023 me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim.

FMN: Ekonomia shqiptare i ka përballuar mirë goditjet, por pritet një ngadalësim i rritjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore