Jetesë & Stil

Palltoja e lëkurës trendi i ri


Industria e modës vazhdimisht hedh në treg tendencat e fundit për sa i përket veshjeve. Trendi  i palltove të 2021-it duket që na kthen pas në kohë. Duket që stilistët luajnë here pas herë me atë që është prodhuar dikur.

Behet fjalë për rikthimin e viteve 70-të.Modelet e palltove për këtë sezon janë fiksuese.

Të gjitha yjet e stilit të rrugës janë kthyer në një frymëzim. Duke analizuar fotografitë e influencueseve të modës, mund të vërehet që këtë sezon në trend janë edhe xhaketa klasike aviatori dhe modelet e zgjatura të cilësisë së mirë në frymën e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.

Pavarësisht faktit se palltot kushtojnë pak më shumë se veshjet e tjera, duhet të keni parasysh se është një investim që ja vlen dhe shkon gjatë. Gjithashtu duhet të keni shumë kujdes me përzgjedhjen e stilit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore