Lajme

Pakistani teston me sukses raketat balistike Shaheen 1A


Ushtria pakistaneze lëshoi një deklaratë për shtyp ku bëhej me dije se kishte arritur të përmbyllte me sukses dy teste për raketat balistike Shaheen 1A.

Raketat kanë një rang prej 900 kilometrash.

Në deklaratë, theksohet se testi kishte për qëllim të rivlerësonte dizajnin. Parametrat teknike të sistemit të armatimeve, përfshi atë të radarëve, gjithashtu.

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, kryeministri Imran Khan dhe udhëheqësit ushtarakë pakistanezë, morën pjesë në testime. Ata përgëzuan shkencëtarët pas lëshimit të suksesshëm të raketave.

Programi bërthamor dhe raketor i Pakistanit është i prirur drejt kundërpërgjigjeve ndaj Indisë. Kjo e fundit, zhvillon gjithashtu teste raketash, në mënyrë të vazhdueshme.

Të dy vendet zotërojnë armë bërthamore.

Pas marrjes së pavarësisë nga Britania në vitin 1947, India dhe Pakistani kanë luftuar dy nga tre luftërat e fundit në rajonin e Kashmirit.

Kontrolli mbi zonën e kontestuar të Himalajeve është i ndarë midis dy vendeve, por njëkohësisht edhe i kërkuar nga të dy shtetet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore