Aplikacione

PainChek, zbulimi i niveleve të dhimbjes


Startup-i australian, PainChek, është një aplikacion i cili përdor analizën faciale dhe inteligjencën artificiale për të caktuar dhe vlerësuar nivelet e dhimbjes për njerëzit që nuk mund të shprehen dot.

Agjensia e lajmeve, CNN, shpjegon se për ta bërë mekanizmin të funksionojë nevojitet një kujdestar i personit që do të ekzaminohet i cili duhet të regjitrojë një video të shkurtër të personit nëpërmjet një telefoni duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me sjelljen, lëvizjet dhe të folurin e tyre.

Më tej, aplikacioni përmes inteligjencës artificiale njeh lëvizjet e muskujve të fytyrës të cilat shoqërohen me dhimbje dhe e kombinon këtë vëzhgim me të dhënat e marra nga kujdestari duke llogaritur një rezultat të përgjithshëm të dhimbjes.

Aplikacioni është krijuar për njerëzit me vështirësi në komunikim të cilët nuk mund t’i tregojnë dikujt me saktësi lidhur me dhimbjen që përjetojnë. Kjo bën që dhimbjet e tyre të mbeten të pazbuluara dhe hera herës të trajtuara në mënyrë të gabuar.

CNN shkruan se kompania PainChek ka deklaruar se aplikacioni mund të zbulojë dhimbjen deri në 90% saktësi. Kompania shton se në më shumë se 180 mijë vlerësime të dhimbjes janë përmbyllur në të gjithë botën në 66 mijë njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore