Sport

Pagat e trajnerëve në Serie A, Allegri dhe Mourinho në krye


Pagat e 20 trajnerëve në Serie A në krahasim me një sezon më parë janë rritur me 5% më shumë. Kjo edhe për shkak se në ligë kanë ardhur dy trajnerë “big” këtë sezon si Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri.

Në total, pagat kanë shkuar nga 37.85 milionë euro në sezonin 2020/21 në rreth 40 milionë euro për këtë sezon, raporton italiania “Calcio e Finanza”.

Në renditjen e përgjithshme, në krye të trajnerëve më të paguar qëndrojnë pikërisht Mourinho dhe Allegri. Të dy teknikët marrin rreth 7 milionë euro neto.

Trajneri i Inter-it, Simone Inzagi merr 3 milionë euro neto. Në dallim, Antonio Conte sezonin e kaluar me zikaltrit merrte 12 milionë euro.

Stefano Pioli i Milan-it renditet i shtati në këtë listë. Edhe pse po e drejton Milan-in me sukses, paga e tij nuk shkon më shumë se 2 milionë euro.

Lista e 10 trajnerëve më të paguar në Serie A (neto):

1-Massimiliano Allegri (Juventus): 7 milionë euro

2-Jose Mourinho (Roma): 7 milionë euro

3-Simone Inzaghi (Inter): 4 milionë euro

4-Maurizio Sarri (Lazio): 3 milionë euro

5-Luciano Spalletti (Napoli): 3 milionë euro

6-Gian Piero Gasperini (Atalanta), 2.2 milionë euro

7-Stefano Pioli (Milan): 2 milionë euro

8-inisha Mihajlovic (Bologna), 2 milionë euro

9-Ivan Juric (Torino): 2 milionë euro

10-Vincenzo Italiano (Fiorentina): 1.2 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore