Shqipëria

Padia ndaj Veliajt, Basha në Gjykatën e Posaçme


Pas padisë së ngritur ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryedemokrati Lulzim Basha është paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Gjatë paraqitjes së tij, Basha ka thënë se “do të jetë i pranishëm në çdo seancë të çështjes”.

Çështja – më parë në Gjykatën e Lartë – u ridrejtua drejt Gjykatës së Posaçme, me arsyetimin se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë për ta gjykuar.

Në tetor të 2020-s, kryedemokrati Basha ka akuzuar kreun e Bashkisë Veliaj, për “shpifje”.

Basha i ka konsideruar si shpifje akuzat e Veliajt se kryedemokrati është bërë me katër shtëpia pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu Veliaj ka thënë se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe ka ndërtuar pa leje.

Kryetari i PD-së i ka konsideruar si “të pavërteta” dhe të bëra me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore