Kosova

Padi Ministrisë së Infrastrukturës nga Shoqata e Transportuesve Rrugor të udhëtarëve


Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për të përgjysmuar pagesën e çmimit të biletës së autobusit për disa kategori të shoqërisë po duket i padrejtë nga Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës.

Kështu, trapsportuesit kanë vendosur që për këtë vendim të dorëzojnë padi për anulimin e saj.

Padia ka të bëj me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Kujtojmë, se zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, të premten bëri të ditur se ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori përgjysmohen nga çmimi aktual.

Në bazë të vendimit, kategoritë që përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje”, ka shkruar Durimishi.

Sipas tij, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore