Aplikacione

Padi kundër Facebook-ut në Angli dhe Wales


Në Angli dhe Wales, platforma e komunikimit dhe ndërlidhjes, Facebook, është paditur për humbjen e kontrollit të të dhënave të një milion përdoruesve.

Sipas agjensisë së lajmeve, BBC, të dhënat u përdorën për reklamim gjatë zgjedhjeve dhe u zbuluan në skandalin e Cambridge Analytica-s.

Një prej gazetarëve që udhëhoqi veprimin, Peter Jukes, ka pretenduar se të dhënat e tij ishin kompromentuar. Ai ka sqaruar se nëpërmjet këtij veprimi do të arrihej siguria se situata nuk do të ndodhë përsëri.

Mirëpo, Facebook-u është prononcuar për CNN dhe ka deklaruar se nuk disponon asnjë provë që të dhënat e përdoruesve në Angli dhe Wales të jenë transferuar në Camridge Analytica.

“Hetimi i zyrës së komisionerit të informacionit lidhur me çështjen, i cili përfshin marrjen në pyetje dhe sekuestrimin e serverave të Cambridge Analytica-s, nuk ka gjetur prova se të dhënat e përdoruesve ishin transferuar”, ka thënë zëdhënësi i Facebook-ut për CNN.

Nga ana tjetër, pritet që çështja e ngritur kundër Facebook-ut të zgjasë për rreth tre vite dhe pretendimi se humbja e kotrollit ndaj të dhënave të përdoruesve ka qenë personale edhe kompensimi do të jetë individual.

Skandali i privatësisë, Cambridge Analytica, është ekzpozuar në vitin 2018 dhe kishte të bënte me marrjen e informacioneve personale të përdoruesve nga aplikaciobet e palëve të treta.

Aplikacioni kishte grumbulluar të dhënat e njerëzve që e përdornin, por edhe të atyre që nuk e kishin dhënë pëlqimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore